-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet shqiptari me 12 kg kokainë të fshehur në kamionçinë në Itali

Kryesoret

Një 24-vjeçar shqiptar, identifikuar si Zyber Tafa, është arrestuar në Brescia, Itali, teksa po transportonte rreth 12 kg kokainë të fshehur në parakolpin e mjetit të tij. Arrestimi i tij erdhi pas një operacioni të Guardia di Finanza, e cila e kishte ndjekur për një kohë të gjatë për aktivitet të dyshimtë në zonën e Bolonjës, si pjesë e një organizate të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Tafa u kap në një postbllok të rastësishëm, ku agjentët e surprizuan. Droga ishte e paketuar në dy pako celofani dhe ishte montuar në një dhomë të fshehtë të kamionçinës “Ford Focus”. Gjatë kontrollit, iu sekuestruan edhe 6 celularë dhe rreth 1,000 euro në cash.

Në banesën e tij në Brescia, policia gjeti një libër llogarish me kontakte të klientëve dhe informacione të tjera që lidhen me aktivitetin e tij të paligjshëm. Tafa është dërguar në burg në pritje të procedimeve ligjore, ndërsa Prokuroria e Bolonjës do të marrë në dorë çështjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit