Përmbytjet në Spanjë e kanë çuar numrin e viktimave në 217 dhe shumë të tjerë janë zhdukur. Stuhia DANA është ende në Spanjë dhe urgjenca meteorologjike nuk ka përfunduar.
Autoritet spanjolle kanë paralajmëruar se sot do të vijnë stuhi më të forta në Castellon dhe bregdetin verior të Valencias.
Ndërsa ditën e djeshme kryeministri Pedro Sánchez njoftoi se qeveria do të dërgojë 5,000 ushtarë në Valencia për të ndihmuar të prekurit, si dhe 5,000 policë të tjerë kombëtarë dhe roje civile.