-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Proda takim me zyrtarin policor të Zvicrës, në fokus bashkëpunimi midis dy vendeve

Kryesoret

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka zhvilluar një takim me Oficerin Ndërlidhës të Zvicrës për Shqipërinë dhe Kosovën Bertram Hinze.

Në këtë takim u diskutua ecuria e bashkëpunimit të policisë së shtetit dhe policisë federale të Zvicrës, si dhe fushat e reja ku ky bashkëpunim mund të zhvillohet në të ardhmen. Proda falenderoi Hinzen për bashkëpunimin e shkëlqyer, si dhe vlerësoi rezultatet e arrira në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve.

Hinze konfirmoi gatishmërinë e për forcimin e bashkëpunimit në interes të luftës së përbashkët kundër krimit, si dhe propozoi shqyrtimin e mundësive të reja të bashkëpunimit përmes realizimit të projekteve konkrete, tajnimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Në fund të takimit Proda falenderoi homologun e tij dhe shprehu bashkëpunimin intensiv mes palëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit