-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Projektbuxheti i 2025/ Malaj: Përmbush rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe konsolidimin fiskal

Kryesoret

Në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet projektbuxheti për vitin 2025. Ministri i Financave Petrit Malaj tha se projektbuxheti përmbush dy objektivat themelore, rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe konsolidimin fiskal.

“Ky projektbuxhet, përmbush dy objektiva themelor, i pari është rrija ekonomike e qëndrueshme, e cila krijon punësim dhe rritje të mirëqenies. Objektivi i dytë, është konsolidimi fiskal, i cili ka për qëllim uljen e borxhit publik dhe ruajtjen e të gjitha parametrave makroekonomikë dhe fiskal në nivele pozitive. Krahas këtyre objektivave, buxheti i vitit që vjen materializon dhe një sërë politikash buxhetore dhe projekte investimi t rëndësishme”, tha Malaj.

Ai tha se ekonomia ka treguar një rezistencë të fortë gjatë këtyre tre viteve, duke nisur nga tërmeti i 2019 dhe Covid-19.

“Produkti i brendshëm bruto është rritur me 3.9% në tremujorin e parë, më pas me 4.1% në tremujorin e dytë, krahasuar më periudhat përkatëse në vitin e kaluar. Rritja në gjysmën e parë të vitit 2024, u zgjerua me 3.9%. Rritja ekonomike ka pasur një bazë të relativisht të gjerë sektoriale, ku sektori me kontributin më të lartë, ishin sektori i shërbimeve dhe ndërtimit. Aktiviteti ekonomik është mbështetu nga kërkesa e brendshme. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u kontraktuan me 2.5% krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave u zgjeruan me 6.7% në gjysmën e parë të vitit.”, tha Malaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit