-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Vorio Epiri ka vdekur’! Greqia i përgjigjet Ramës

Kryesoret

Greqia i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi në Selanik se “Vorio-Epiri është term i vdekur”. Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis ka deklaruar se Vorio Epiri mund të mos ekzistojë për Ramën, por sipas tij, është e vetëkuptueshme që në Shqipëri jeton minoriteti etnik grek me të drejtat e tij. Ai ka shtuar se rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon nga Athina.

“Epiri i Veriut mund të mos ekzistojë për zotin Rama, por besoj se është e vetëkuptueshme që në Shqipëri jeton minoriteti etnik grek me  të drejtat e tij. Respekti ndaj tyre dhe në përgjithësi repsketi për minoritetin etnik grek në Shqipëri është një kusht i qartë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, sipas qëndrimit unanim të 27 vendeve anëtare, siç theksoi me të drejtë Ministria e Jashtme. Me pak fjalë, rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon nga Athina, kalon nga Greqia dhe ka një kusht që askush nuk mund ta anashkalojë, i cili është respekti i minoritetit etnik grek në Shqipëri”, ka deklaruar Marinakis.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit