-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Xhafaj më bëri ‘golin’ në Itali’! Babalja: Salianji e hëngri kot, Alizoti u përdor nga PS

Kryesoret

Rikthehet Albert Veliu. I njohur si “Babalja” ish-skafisti vlonjat shfaqet duke folur për herë të parë pas dënimit të Ervin Salianjit me burg. Videon e ka publikuar Sali Berisha. Veliu shprehet se Agron Xhafaj i ka 300 mijë euro borxh për “12 kile” në Itali. Më tej ai thekson se dëshmitari Fredi Alizoti u pagua nga Fatmir Xhafaj. Albert Veliu thotë se ka USB origjinale të regjistrimit si garanci për jetën.

Ai (Fatmir Xhafaj) kur doli në intervistë, gaboi. Edhe qau. Por ata janë plehra se unë i kam mbajt me bukë, me 10 leksha dikur Salianji ia kanë bërë për hakmarrje, gjithçka kam thënë është e vërtetë, e para e punës. E dyta e punës, mua Agron Xhafaj më detyrohet 300 mijë euro, se më ka bërë golin në Itali.

Unë nuk kam folur për një pakt që fola në prokurori me vëllain e tij dhe me prokurorin “ti nuk duhet të flasësh, ne s’do flasim” por tani që ai doli në intervistë, po flas, që ata mua më detyrohen 300 mijë euro. Më ka bërë golin në Itali i vëllai i tij. E kam bërë burgun dhe të gjitha, si në Itali, në Belgjikë i kam shlyer detyrimet.

Tani punoj në ndërtim, shikoj jetën time. Por ata Salianjit i kanë rënë në qafë. Salianji s’ka lidhje me këtë punë. Gent Osmani është i blerë nga Fatmir Xhafaj. Fredi Alizoti është përdorur nga PS për të prishur provat. I kanë dhënë lekë për të prishur provat. Salianjin e morën në qafë. Mua nuk ma bën syri tërr” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit