Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci teksa po inspektonte punimet e kolektorit të qytetit në zonën e Perashit u tha përgjigje zërave se do të jepte dorëheqjen.
Beci tha se u thirr në SPAK për të dhënë disa shpjegime, por ne do do vazhdojmë punën normalisht.
“Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë’, tha Benet Beci.