Trajneri i Manchester City Pep Guardiola përpara ndeshjes me Sportingun e Lisbonës është shprehur i shqetësuar për mungesat e shumta si pasojë e dëmtimeve.
Ai shprehu para mediave: “Unë i di standardet tona, por ne kemi humbur vetëm një ndeshje. Ndoshta do të humbasim përsëri në Premier League kundër Brighton, kundër Tottenham dhe kundër Liverpool.
Por ne jemi vetëm dy pikë prapa Liverpulit, i cili është një ekip i klasit të lartë. Ne kemi filluar mirë në Ligën e Kampionëve, por e di që njerëzit presin që ne të fitojmë 38 ndeshje në ligë dhe të fitojmë tripletën çdo sezon, pasi këto janë standardet tona” tha Pep.
Përballja kundër Sportingut do të jetë një ndeshje e vështirë pasi dhe portugezët ndodhen me pikë të barabarta me Cityn në Ligën e Kampioneve.