Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me anë të një postimi në rrjetin e tij social facebook ka ftuar të gjithë shqiptarët që të valëvisin flamurin kuqezi gjatë muajit nëntor.
“NËNTORI KUQEZI 🦅🇦🇱❤️🖤
#ValevitFlamurin: Le ta kthejmë këtë nëntor në një muaj feste kuqezi, në çdo shkollë, rrugë, dritare, dhe kudo ku ka shqiptarë!”, shkruan Veliaj.