-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet amerikane/ Çfarë ndodh, kur do të dalin rezultatet e para?

Kryesoret

Sapo qendrat e votimit të mbyllen në të gjithë SHBA-në, do të fillojë numërimi i votave, një proces që ndryshon sipas shtetit dhe mund të zgjasë disa ditë, veçanërisht nëse ka apelime në gjykatë.

Në një vend aq të madh sa SHBA-ja, i cili përfshin gjashtë zona kohore, qendrat e votimit fillojnë të mbyllen në orën 00:00 të mesnatës së të mërkurës dhe e fundit në orën 07:00 të mëngjesit me orën e Tiranës.

Më shumë se 80 milionë amerikanë kanë votuar tashmë, qoftë me postë ose me fletëvotim.

Shtetet nuk mund të fillojnë numërimin e këtyre votave përpara mbylljes së qendrave të votimit, por shumica lejojnë një përgatitje fillestare për të lehtësuar numërimin.

Por disa, si Pensilvania dhe Wisconsin as nuk lejojnë që kjo përgatitje të fillojë para ditës së zgjedhjeve.

Në shumicën e shteteve, fletët e votimit kalojnë fillimisht përmes një skaneri optik, i cili jep një rezultat fillestar, përpara se të numërohen me dorë për konfirmim.

Rezultati më pas vërtetohet nga zyrtarët e qendrave të votimit dhe u përcillet autoriteteve të qarkut dhe shtetit, si dhe zyrtarëve vendorë të të dyja palëve.

Në rast të një diferencë të ngushtë midis dy kandidatëve, që ka të ngjarë të ndodhë në shtatë shtetet kryesore, do të nevojiten një ose më shumë rinumërime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit