-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Seanca në GJKKO, Beqaj nxirret nga kafazi!

Kryesoret

Gjykta e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO), këtë të enjte ka shtyrë më 9 qershor seancën e radhës për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, lidhur për dosjen e “Sterilizimit”.

Gjatë kësaj seance ish-ministri Beqaj është nxjerrë nga kafazi prej xhami, ndryshe nga seancat e tjera të mëparshme.

Sipas burimeve Beqaj është ulur pranë avokatit të tij mbrojtës.

Siç mësohet, kërkesa për daljen nga kafazi e drejtuar GJKKO është bërë nga avokati i tij, pasi një gjë e tillë u është mohur ish-presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj më parë.

Ish-ministri është arresturar lidhur me hetimet e SPAK për dosjen e “Sterilizimit”.

Përmes avokatit Beqaj kërkon pushimin e çështjes, ose pezullimin e saj dhe dërgimin për interpretim në Kushtetuese.

“Beqaj nuk mund të merret i pandehur për akuza që nuk janë formësuar në formën e kërkuar nga ligji. Kërkojmë kontroll incidencial kushtetues. Kërkojmë pushin të menjëhershëm të çështjes, pezullim të gjykimit dhe dërgim në Kushtetuese”, tha avokati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit