Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetin e tij social në facebook ka uruar Donald Trump për fitoren e tij si president në SHBA.
Balla shprehet se bashkëpunimi me SHBA është dhe do të jetë i shkëlqyer në dobi të forcimit të institucioneve demokratike.
“Urime Presidentit të zgjedhur të SHBA Donald J. Trump
Bashkëpunimi me SHBA është dhe do të vazhdojë të jetë i shkëlqyer në dobi të forcimit të institucioneve demokratike, të shtetit ligjor, të parimeve të ekonomisë së tregut dhe në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.”, shkruan Balla.