Mirlind Daku kishte mundësinë ideale për të siguruar fitoren për Rubin Kazan, por gaboi penalltinë në fund të ndeshjes ndaj Cska Moskës në Kupën e Rusisë.
Sulmuesi kuqezi, i cili u aktivizua në minutën e 80-të, shpërdoroi mundësinë për të dhënë avantazhin, duke dështuar të shënonte nga pika e bardhë.
Ndeshja përfundoi pa gola.