Në Gjykatën me Juri të Përzier të Volos, një shtetas shqiptar 38-vjeçar, banues në Elassona, u dënuar me 2 vjet e 9 muaj burg dhe gjobë prej 300 eurosh për tentativë për plagosje të rëndë dhe shkelje të ligjit për armët.
Ngjarja ndodhi më 25 prill 2023, në një kafene në Elassonë, ku pas një përplasjeje verbale për një femër, i akuzuari plagosi me thikë një mik.
Ai u arrestua pas ngjarjes, por nuk u paraqit në gjykatë dhe tani përballet me kërkimin dhe dëbimin për hyrje ilegale në Greqi.