Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani mirëpriti Prokuroren Federale të Belgjikës, Ann Fransen. Në takim u diskutua angazhimi i përbashkët për të ngritur në nivele më të larta bashkëpunimin kundër krimit të organizuar.
Dumani theksoi përkushtimin e prokurorisë së Posaçme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm të SPAK në përmbushjen e objektivave të tij duke krijuar një perspektivë pozitive për bashkëpunimin mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge, në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të narkotikëve dhe pastrimit të parave. Me këtë nivel të ri angazhimi dhe mbështetjeje nga agjencitë ligjzbatuese evropiane, SPAK po rrit ndjeshëm kapacitetet në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe vendet e Bashkimit Evropian“, thuhet në njoftimin e SPAK.