Donald Trump ka njoftuar se do të nisë “operacionin më të madh të dëbimit masiv” të emigrantëve të paligjshëm në ditën e parë të marrjes së detyrës si president i SHBA-së. Ky është një premtim kryesor i tij gjatë fushatës zgjedhore.
Zëdhënësja e Trump, Karoline Leavitt, tha se kjo do të jetë një nga hapat e parë të administratës së tij. Megjithatë, se si Trump do të arrijë të dëbojë miliona emigrantë pa dokumente nuk është ende e qartë.
Mediat raportojnë se ai mund të përdorë ligje të ndryshme, fonde ushtarake dhe mbështetje nga agjencitë e zbatimit të ligjit për të realizuar këtë objektiv.