-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD organizon takim me diasporën në Londër, ftesë për shqiptarët në Britani

Kryesoret

Partia Demokratike ka njoftuar një takim me komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe, që do të mbahet më 17 nëntor 2024, në orën 13:00, në Londër.

Ky takim vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama gjithashtu po zhvillon takime me diasporën, ndërsa PD synon të angazhojë shqiptarët për të mbështetur “atdheun” dhe për të kontribuar në ndryshime politike në Shqipëri.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë dhe ish-kryetari i PD, Sali Berisha, i cili do të angazhohet me diasporën nëpërmjet një lidhjeje online.

Po ashtu, do të jenë të pranishëm figura të tjera të PD-së, si Floriana Garo, Besart Xhaferri dhe Alfred Lela. Takimi i Partisë Demokratike do të zhvillohet në adresën Siddeley Road, Walthamstow, Londër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit