Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social ka treguar që ka pritur sot në zyrë ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë.
Rama shprehet se kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe i ka sjellë një tunikë.
“Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme”, shkruan Rama.