Armando Sadiku vazhdon formën e tij mbresëlënëse në kampionatin indian të futbollit. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar për të 7-në ndeshje radhazi me fanellën e Goa, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në ndeshjen kundër Punxhab.
Goli i tij i 8-të në sezon erdhi pas një diagonaleje të saktë nga e djathta e sulmit.
Sadiku është tani golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit indian dhe është një hap larg thyerjes së rekordit të të gjitha kohëve, ku rekordi aktual është shënimi i golave në 8 ndeshje radhazi.