-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji reagon nga burgu për videon e ‘Babaljas’: Faktet vijnë para syve të të gjithëve

Kryesoret

Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit pas publikimit të videos nga Albert Veliu, i njohur edhe si “Babalja”, një ngjarje që çoi politikanin demokrat pas hekurave për akuzën e kallëzimit të rremë. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji ka theksuar se faktet janë të qarta dhe nuk mund të mohohen më.

Ai kujton se, sipas tij, “Babale”, një shok dhe ish-skafist i familjes Xhafaj, ka pranuar se ka regjistruar video me vellain e ish-Ministrit të Brendshëm për pazaret brenda bandës.

Në postimin e tij, Salianji kritikoi gjithashtu sistemin juridik, duke theksuar se nuk ka pasur hetim të mjaftueshëm dhe se procesi ka qenë një farsë politike.

Reagimi i Salianjit:

Ervin Salianji reagon nga burgu i Fierit për deklarimet publike të mikut të Geron Xhafajt

Edhe një herë faktet vijnë para syve të të gjithëve, me kokfortësi. Babale si shok dhe ish-skafist i familjes Xhafaj thote se e ka regjistruar ai vellain e Ministrit, për pazaret brenda bandës, gazetari thotë se e ka investiguar ai rastin, autori i emisionit thotë se ai e ka autorizuar, unë si deputet, por dhe gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike deklarojnë që denoncimi ka ardhur në selinë e PD në Tetor, e megjithatë Edi Rama zbuloi se unë kam bërë kallezim të rremë dhe diktoi denimin tim me burg.

Trafikanti i dënuar me 7.4 vite burg nga gjykatat italiane pas një operacioni të DEA Amerikane shkon dhe dorëzohet ditën që unë bej denoncimin, por prokuroria dhe gjykata politike me përbërje ish-përfaqësuesin e PS në KQZ dhe kunatën e zv-kryeministres marrin persipër dënimin me 1 vit burg, pas kallëzimit të trafikantit ndaj meje. Pse? Sepse kam dëmtuar reputacionin e një të denuari në Itali me 7.4 vite burg për drogë, e që po kalonte pushime të gjata jashtë qelie prej mbrojtjes që i jepte vellai me pushtet. Pse? Se kam dashur të rrëzoj qeverinë! E gjitha fabul për publicistikë anti-PD, por karikaturë e shemtuar juridike.

Prova…zero.

Asnjë hetim nga prokuroria, asnjë gjetje, por një farsë ngritur mbi dëshminë e një të dënuari serial si Alizoti, i cili ka telefonuar policinë dhe ka thënë se donte të dënohej vetë me 2 vjet burg. Ajo që ka zbuluar prokuroria është që deshmitari i sajuar Alizoti paguhej nga drejtoret e policisë.

Prokuroria ka zbuluar se zeri i publikuar nga PD është i ngjashem me zerin e Xhafajt dhe këtë e verteton JP French, kompani prestigjoze britanike!

Qartazi nuk kemi të bëjmë me proces ligjor. Inkuizicioni spanjoll ishte më serioz në prova e deshmi.

Jam këtu në qelitë e Fierit, për shkak se e kam mundur Ramën në çdo beteje ku më ka dhënë përgjegjësi Partia Demokratike.

Rama fitoi për momentin se hoqi nga rruga një kundershtar, po shoqeria çfarë mori nga kjo?

A do të donit një vend ku denonet denoncuesi dhe trajtohet si viktimë trafikanti, siç e beri Rama disa here deklarimin publik? A pranohet që në një shoqeri, të denohesh pa ligj? A është e pranueshme që kundershtarin politik që nuk e mund dot me votë dhe as e blen dot, ta eleminosh me forma ekstrapolitike?

A i sherben Shqipërisë, a e ndihmon të ardhmen tonë vendosja e një censure me gjykatë, percaktimi se familjarët e pushtetarëve qenkan të paprekshëm, edhe kur kryejnë krime të rënda.

A është kjo drejtësia e re, shpresa e madhe e qytetarëve, reforma që u pershendet me duartrokitje pas mesnate?

A janë krenarë taksapaguesit e vendeve mike që dhanë miliona euro, kur shohin se vendi ku investuan po kthehet ne sulltanat, ku trilli personal i sunduesit është norma, ligji, kushtetuta?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit