-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Simpsons’ dështon në parashikimin e fitores së Kamalës ndaj Trump

Kryesoret

Seriali i njohur “The Simpsons” ka dështuar për herë të parë në një nga parashikimet e tij për të ardhmen, pasi Kamala Harris humbi ndaj Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit 2024.

Në një episod të vitit 2000 nga sezoni i 11-të, me titull “Bart in the Future”, seriali parashikoi se Harris do të fitonte zgjedhjet presidenciale, duke u shfaqur si një grua që pason presidencën, ndërsa Lisa Simpson zgjidhet presidente e SHBA-së. Ky episod kishte një ndikim të fortë në kulturën popullore, sidomos pasi Kamala Harris u bë zëvendëspresidente e parë femër e SHBA-së në vitin 2021, duke pasur një ngjashmëri të dukshme me veshjen e Lizës në atë episod.

Megjithatë, parashikimi i “Simpsons” për fitoren e Kamala Harris nuk u realizua në këtë rast. Pavarësisht suksesit të kaluara në parashikimet e tij të tjera, këtë herë seriali ka gabuar, duke shkaktuar reagime të shumta nga komentuesit që e kanë theksuar se ndodhin raste kur edhe parashikuesit më të njohur mund të dështojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit