-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali takohet me Metsolën në Bruksel: Stad i ri bashkëpunimi me PE

Kryesoret

Kryetarja Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë në Parlamentin Europian në Bruksel.
Në këtë vizitë Spiropali u takua edhe me Presidenten e Parlamentit Europian Roberta Metsola.

Spiropali shoqërohet edhe nga Zëvendëskryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian Toni Gogu, nga Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka, nga Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi, si dhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Bashkimin Europian Ferit Hoxha.

Gjatë takimit Spiropali dhe Metsola vlerësuan bashkëpunimin midis Kuvendit të Shqipërisë dhe parlamentit Europian, dhe u shprehën që do të fuqizojnë dhe do të kontribuojnë në përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Spiropali vlerësoi qasjen shumë pozitive të PE-së dhe Presidentes Metsola për Ballkanin Perëndimor, e konkretizuar në vendimin e Byrosë së PE-së të korrikut 2024, për një prani të saj në rajon dhe i paraqiti Presidentes kërkesën që vendndodhja e kësaj prezence të jetë në Tiranë.

“Shqipëria është jo vetëm vendi avangardë, më i vendosur, me mbështetjen më të madhe popullore, por edhe me shpejtësinë më të madhe drejt anëtarësimit në BE, ndër të gjitha vendet e rajonit. Tirana po shndërrohet në një qendër europiane të rajonit”, tha Spiropali.

Ajo theksoi se Plani i Rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë, për zhvillimin dhe fuqizimin e ekonomisë, integrimin në ekonominë dhe tregun europian dhe rritjen e mirëqenies.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit