Në datën 1 tetor Administrata Tatimore u ka dërguar një njoftim të përgjithshëm 130 mijë tatimpaguesve te deklaronin saktë listë pagesat e tyre të regjistruar deri në fund të shtatorit 2024.
Administrata Tatimore ka analizuar aksionin kundër mos deklarimit real të pagave. Nga njoftimi i parë i Administratës Tatimore rreth 9000 tatimpagues kanë reaguar pozitivisht duke reflektuar listë pagesave të tyre, duke rritur fondin e deklaruar të pagave me një total prej 1.25 miliard lekësh.
Në muajin tetor, Administrata Tatimore ka arritur një rritje të ndjeshme në mbledhjen e kontributeve, duke grumbulluar 819 milionë lekë ose 6% më shumë se plani i parashikuar.
Nga analiza e listë paguesve të deklaruar në muajin tetor, administrata identifikoi 37 331 tatimpagues me risk në fushën e informalitetit të pagave, të cilët nuk kanë reaguar pas njoftimit të parë.