Të premten në orën 10:00, banorët e fshatit Pajovë të Peqinit do të organizojnë një protestë në vendin ku humbi jetën 8-vjeçari Enio Tabaku. 8-vjeçari humbi jetën në datë 31 tetor nga një aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshati Pajovë.
Ai po qëndronte në trotuar kur një makinë tip “Volkswagen” u përplas me një tjetër tip “Audi” dhe si pasojë një përfundoi jashtë rrugës duke përplasur për vdekje 8-vjeçarin.
Protesta do të bëhet për të kërkuar plotësimin e disa kërkesa si rregullat e qarkullimit rrugor, kufizues shpejtësie, vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe policore, si dhe mbikalime e ndriçime në zonë.