Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish, pasi ushtria amerikane ka ndërmarrë sulme të reja ndaj objektivave ushtarake iraniane në jug të vendit.
Operacionet vijnë në një moment të ndjeshëm për rajonin, ndërsa armëpushimi mes palëve mbetet i brishtë dhe negociatat për uljen e tensioneve vijojnë.
“Veprimet tona ishin të matura, thjesht mbrojtëse dhe të destinuara për të ruajtur armëpushimin”, deklaroi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), pasi konfirmoi goditjen e një objekti ushtarak në Bandar Abbas dhe rrëzimin e katër dronëve iranianë në zonën e Ngushticës së Hormuzit.









