Seanca plenare në Kuvend ka nisur dhe janë rikthyer edhe deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike.
Në fjalën e tij Gazment Bardhi iu drejtua kryetares së Kuvendit që të japë dorëheqjen.
“Në kundërshtim me kushtetutën i keni vënë deputetëve të opozitës kangjulla hekuri dhe forca speciale të policisë. Ti zonjë që je ulur atje në majë duhet të dorëhiqesh nga pozicioni jot, pas vendimit të djeshëm të gjykatës, bashkë me zonjën e vezëve duhet të ndjeni turp dhe vetëm turp për këta që janë në sallën e Kuvendit. Ti nuk duhet të ulesh në atë karrike. Momenti kur ti zonjë ke vendosur ta grisësh këtë ti zonjë nuk duhet të ulesh në atë karrige, Kështu që jep dorëheqjen së bashkua me atë të vezëve, që ti heqësh mandatin është një dënim kriminal.Të dënosh deputetët e opozitës pa ligj, ti heqësh mandatin pa ligji për 30 ditë e bën regjim kriminal që të ka siguruar ty karrigen me rrota që tundesh herë pas here”, tha Bardhi.