Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në bashkinë Cërrik, ku u takua me kyrebashkiakun Andis Salla. Begaj e përgëzoi atë për projektet në ndihmë të fermerëve të ndërmarra në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, kryesisht ata gjermanë.
“Shpresoj që kjo vizitë të nxisë avancimin e nismave që sjellin zhvillim dhe përmirësim të jetës së banorëve. Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm pas turizmit dhe kërkon vëmendje të merituar, u shpreh Begaj.
Gjatë kësaj vizite ishte edhe në kantinën e verës “Sulova”, ku çmoi ruajtjen e cilësisë për të patur sukses në tregjet vendase dhe ndërkombëtare.
Më pas u takua edhe me kampionët ndërkombëtarë të shtangës, Briken Calja, të riun Ertian Kofsha dhe trajnerin Leonard Toska, ku kanë qindra medalje kombëtare dhe dhjetëra ndërkombëtare.