Një ngjarje kriminale u parandalua në një familje në Kurbin. 40-vjeçari u arrestua pasi dhunonte bashkëshorten e tij 38-vjeçare.
Në banesë 40-vjeçari me iniciale Sh.R. kishte 2 armë gjahu dhe 455 fishekë armësh zjarri.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë gjahu. 300 fishekë automatiku dhe 155 fishekë pistoletë që mbaheshin pa leje.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.