Të hënën me 4 nëntor u arrestua një shqiptar, i cili akuzohet për trafik droge. 40-vjeçari shqiptar që nga shtator i vitit 2013 deri në tetor 2014 shpërndante drogë veçanërisht në zonën e Perugias.
Shqiptari u shpall fajtor pasi i kishte shitur disa doza kokaine në dhjetë raste në Ponte San Giovanni dhe ka shitur drogë një burri në vlerë prej 90 eurosh. Ku shkëmbimi i drogës ka ndodhur brenda një makinë në prani të vajzës 3-vjeçare.
Pas disa hetimeve shqiptari u arrestua në Angli nga zyra e kolateralit të Interpolit në Mançester, në bashkëpunim me Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë së Romës. Ndërsa po pritet ekstratidimi i ti në Itali.