Gjykata e Posaçme ka rrëzuar masën e kërkesës së Nezar Seitit i njohur si “financieri i Habilajve”. GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.
Nezar Seiti me datë 31 tetor kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë por që u rrëzua nga GJKKO.
Trupi gjykues ishte i përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Luljeta Kole.