Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një automjet ka përplasur për vdekje këmbësoren Hëna Maxhalaku, rreth 60 vjeç, në zonën e Humelicës.
Viktima, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, po ecte në mes të rrugës kur u godit nga makina.
Sipas burimeve, drejtuesi i automjetit është një mjek profesionist. Policia dhe grupi hetimor janë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti fatal.