Nuk ka akoma asnjë të arrestuar për vrasjen e katërfishtë në Shkodër. Policia është fokusuar jo vetëm tek autorët por edhe dyshimi se në makinën e viktimave mund të ketë qenë një person i tretë veç Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.
Dyshimet, nisur edhe nga një foto e shkrepur në vendin e ngjarjes janë se mund të ketë qenë Ibrahim Lici, i njohur si Braçja që rezulton në kërkim ndërkombëtar. Ai dyshohet se ditën e atentatit mund të jetë plagosur dhe që mund të mjekohet në spitale apo klinika private. Për këtë arsye ka pasur kontrolle në Tiranë dhe në Jug të vendit, por asnjë rezultat deri tani.
Nga atentati në fjalë u vra vëllai i Licit, Ibrahim Lici, Arlind Bushati dhe Bashkim e Flutura Basha. Dy të fundit krejt rastësisht teksa kalonin në rrugë me motor. Makina e Hamza Licit humbi kontrollin dhe i përplasi duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme gruas, ndërsa i shoqi ndërroi jetë disa ditë pas ngjarjes.
Berisha: Bajri u autorizua të pastrojë Shkodrën për mandatin e Ramës