-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Buxheti 2025/ 40 hetues shtesë për BKH-në, SPAK: Na plotësoni kërkesat

Kryesoret

2.17 miliardë lekë është buxheti i parashikuar nga qeveria për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Prokurori Alfred Shehu që përfaqësoi SPAK-un në komisionin e Ligjeve kërkoi më shumë fonde.

“Në parashikimet buxhetore për këtë vit, edhe pse është reflektuar shqetësimi ynë lidhur me fondet buxhetore, sa i përket shpenzimeve kapitale, investimeve, konstatojmë që nuk janë marrë në konsideratë kërkesat shtesë lidhur me pagat, por gjithashtu do të ishte e nevojshme një plotësim i plotë i kërkesave në zërat e tjerë”.

Sa i përket buxhetit afatmesëm 2025-2027, Shehu u shpreh se, SPAK ka paraqitur kërkesën për 40 punonjës shtesë për Byronë Kombëtare të Hetimit, të cilët janë miratuar në pr/buxhetin e 2025-ës.

Relatori i çështjes, deputeti Saimir Hasalla u shpreh se, ky buxhet në total i parashikuar për SPAK është rreth 2.17 miliardë lekë, nga të cilat 1.32 miliardë lekë shpenzime për paga, sigurime shoqërore, 248 milionë shpenzime për mallra dhe shpenzime. 600 milionë lekë shpenzime për investime”.

Hasalla nënvizoi se, numri i punonjësve të SPAK për vitin 2025 është parashikuar të jetë 322 punonjës. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se, SPAK do të marrë edhe detyrën e Komisionerit Publik duke nisur nga 1 janari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit