-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata anulon procedurat gjyqësore ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhjet e 2020-ës

Kryesoret

Një gjykatëse federale ka anuluar çdo procedurë të mbetur gjyqësore ndaj ish-presidentit Donald Trump lidhur me akuzat për ndërhyrje në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Vendimi vjen pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, ndërsa prokurorët po shqyrtojnë “kursin që duhet të ndërmerren”.

Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, kishte akuzuar Trumpin për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve dhe për posedim të paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara në Mar-a-Lago.

Në shkresën e dërguar gjykatës, ekipi i Smithit kërkoi anulimin e procedurave për të mundësuar një vlerësim të thelluar të situatës, duke iu përshtatur politikës të Departamentit të Drejtësisë.

Gjykatësja Tanya Chutkan pranoi kërkesën dhe i dha afat prokurorëve deri më 2 dhjetor për të paraqitur propozimet për të ardhmen e çështjes. Gjyqi i Trumpit ishte parashikuar të niste në mars 2024, por ky proces është ndërprerë pas pretendimeve për imunitet nga ndjekja penale për presidentët në detyrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit