Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është shprehur optimist pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest.
Mickoski, sipas zëvendëskryeministrit Aleksandar Nikoloski, ka diskutuar për avancimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar se takimi me Macron ishte shumë i rëndësishëm.
Nikoloski theksoi se lideri francez është aktualisht udhëheqësi më i fuqishëm i Evropës, dhe fakti që ai gjeti kohë për të takuar Mickoskin tregon autoritetin e tij dhe rëndësinë që ka Maqedonia për integrimin në BE. Ai shtoi se kjo mbështetje nga presidenti francez është një sinjal pozitiv për të ardhmen evropiane të vendit.