Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, gjatë qëndrimit të saj në Hungari për Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest.
Gjatë takimit, Osmani dhe Metsola diskutuan për avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian, duke theksuar sfidat që ky proces përballet.
“Takim shumë i mirë me Kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, mike e madhe e popullit tonë. Diskutuam për avansimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian si dhe sfidat që i kemi përpara në këtë rrugë”, ka shkruar Osmani