Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”.
Palllati i përfshirë nga flakët ndodeht tek “Farmacia 10”.
Flakët përpinë të gjithë pallatin duke e djegur brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan të evakuoheshin.
Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por mbeten ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri që dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës.
Deri në këto momente, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.









