Tifozët e Torinos dhe Juventus janë përleshur fizikisht para derbit të sotëm që do të luhet në “Allianz Stadium”.
Sherri midis dy tifozerive u zhvillua në zonën e Gran Madre në zemër të qytetit. Ultrasit e të dyja palëve ishin veshur me të zeza, luftuan me shkopinj e rripa me njëri-tjetrin.
Policia mbërriti në vendngjarje, identifikoi rreth dhjetë prej të pranishmëve dhe bëri arrestime. Deri tani nëpërmjet identifikimeve të arrestuarve rezulton se ultrasit e Juventusit i përkasin tifogrupit “Drughi dhe Primo Novembre”.