-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë

Kryesoret

Katari ka vendosur të pezullojë rolin e ndërmjetësuesit midis Hamasit dhe Izraelit, thanë zyrtarët të shtunën.

Megjithatë, ka të ngjarë që Katari të bëhet sërish pjesë e përpjekjeve nëse të dyja palët tregojnë ‘vullnet serioz politik’ për të arritur një marrëveshje për luftën në Gazë, sipas një zyrtari.

Një burim diplomatik, me njohuri për këtë çështje, tha se Izraeli dhe Hamasi, së bashku me Shtetet e Bashkuara, u informuan pas marrjes së vendimit nga Doha. Ky burim shtoi se ‘si pasojë e vendimit, zyra politike e Hamasit nuk i shërben më qëllimit për të cilin ishte hapur’ në Katar.

Të dy zyrtarët folën në kushte anonimiteti.

Hamasi nuk ka pranuar asnjë ultimatum për t’u larguar nga Katari. Zyra e kryeministrit izraelit nuk komentoi për vendimin.

Njoftimi vjen pas zhgënjimit në rritje lidhur me mungesën e përparimit drejt një marrëveshje armëpushimi.

Ndërkohë, gjatë tre sulmeve të veçanta izraelite u vranë të paktën 16 njerëz, mes tyre gra dhe fëmijë, në Gazë të shtunën, thanë zyrtarët mjekësorë palestinezë. Ndërkaq, Izraeli njoftoi arritjen e ngërkesës së parë me ndihma humanitare pas disa javësh në Gazën veriore.

Ofensivat e Izraelit vazhduan edhe kundër militantëve libanez të Hezbollahut. Ushtria izraelite tha se goditi qendrat e komandës dhe infrastrukturën ushtarake të grupit militant gjatë natës, në periferitë jugore të Bejrutit.

Izraeli: Kamionët me ndihma po arrijnë në veri të Gazës

Zyra e ushtrisë izraelite përgjegjëse për ndihmat humanitare në Gazë, COGAT, tha të shtunën se 11 kamionë me ndihma ushqimore, ujë dhe pajisje mjekësore arritën të enjten në pjesën veriore të Gazës. Kjo është hera e parë që ndihmat arritën në veriun e Gazës që kur Izraeli filloi një ofensivë të re ushtarake muajin e kaluar.

Por jo e gjithë ndihma arriti në pikat për të cilat ishte rënë dakord, sipas Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP), i cili ishte i përfshirë në procesin e dorëzimit. Në kampin e refugjatëve të Jabaliyas, trupat izraelite ndaluan një kolonë kamionësh që ishin rrugës për në Beit Lahiya aty pranë dhe urdhëruan që të shkarkoheshin furnizimet, tha zëdhënësi i WFP-së, Alia Zaki.

Ofensiva e Izraelit është përqendruar në Jabaliya, ku Izraeli thotë se Hamasi është rigrupuar. Zonat e tjera të prekura përfshijnë Beit Lahiyan dhe Beit Hanounin, në veri të qytetit të Gazës.

Afati për ndihmat i përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara

Njoftimi për ndihmat u bë disa ditë përpara skadimit të një afati të caktuar nga Uashingtoni që kërkon që Izraeli të rrisë dërgesat e ndihmave humanitare në të gjithë Gazën. Në të kundërt, Izraeli rrezikon të humbasë ndihmat amerikane.

Shtetet e Bashkuara thonë se Izraeli duhet të lejojë të paktën 350 kamionë në ditë që transportojnë ushqime dhe furnizime të tjera.

Gjatë luftës mbi një vjeçare në Rripin e Gazës, zyrtarët shëndetësorë palestinezë, që kontrollohen nga grupi militant Hamas, thonë se janë varë mbi 43,000 njerëz. Shifrat nuk bëjnë dallimi mes viktimave civile dhe militantëve, por zyrtarët palestinezë thonë se më shumë se gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit