Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve tek inceneratori në Elbasan. Shtëllunga gjigante e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur në të gjithë Elbasanin. Deputeti Dashnor Sula shprehet se situata është shumë rëndë.
“Katastrofë mjedisore në Elbasan. Malit me plera i është vënë sërish zjarri në Elbasan duke shkaktuar kështu një katastrofë mjedisore. Nuk mjaftojnë kompanitë private që kanë bërë me nam Shqipërinë për mbetiet toksike edhe ndërkombëtarisht, por 2 herë në vit në vendin ku qëndron inceneratori 33 milionë euro digjen mbetjet duke ndotur në mënyrë të parikuperueshme të gjithë zonën. Kjo është kriminale! I merrni lekët qytetarëve për ti mbytur me tym kancerogjen”, shprehet Sula.