Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Arsen Cakën.
Ai ishte pjesë e një grupi kriminal të trafikut të qenieve njerëzore që përmes falsifikimit dokumenteve kontrabandonin emigrantë të paligjshme kryesisht drejt Mbretërisë e Bashkuar dhe Republikës së Irlandës.
Arben Caka akuzohet për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”.