-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Mali me plehra në Elbasan ka marrë përmasa, për të ulur sasinë i vihet flaka

Kryesoret

Prej mëngjesit të sotëm, një vatër zjarri është përhapur në pikën e grumbullimit në inceneratorin e qytetit të Elbasanit. Për disa orë rresht, mjegulla e shkaktuar nga tymi mbuloi qytetin e Elbasanit dhe më së shumti zonën periferike të Bradasheshit.

Edhe pse ky është një problem i ngritur për shumë mbledhje radhazi të Këshillit Bashkiak Elbasan, ende nuk është dhënë një përgjigje konkrete për incenerimin e mbetjeve nga një incenerator që nuk është vënë në funksion përveç tre muajve në prag zgjedhor.

Kryetari i PD Elbasan, Bledi Himçi akuzoi kryebashkiakun Gledjan Llatja si autor dhe urdhërues të zjarrvënies. “Kjo zjarrvënie është e qëllimshme, e vendosur nga vetë Bashkia Elbasan. Padiskutim është vendosur ditë të shtune, kur institucionet janë pushim, mediat janë pushim në përgjithësi, që të kishte sensibilizim sa më të pakët.

U vendos në mes të natës, ku temperaturat janë më të ulëta sesa gjatë ditës, jemi në periudhë vjeshte, ku s’ka temperatura të larta. Pra jemi para një zjarrvënie të qëllimshme. Kjo zjarrvënie është caktuar me urdhër të posaçëm të kryetarit të Bashkisë Elbasan, por edhe nga instanca të tjera.

Dhe që duan të mbulojnë vjedhjen që ndodh çdo ditë në incenerator, inceneratori ka punuar vetëm 3 muaj, e gjatë gjithë kohës që ne flasim kjo fushë është kthyer në venddepozitim, pra në landfill të mirëfilltë. Mali me plehra ka marrë përmasa dhe për të ulur sasinë e mbetjeve i vihet flaka”, tha Himçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit