-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Skapi mbyll dosjet e Ramës, çfarë krimi ka kryer Ervin Salianji që ndodhet në qeli?

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u ndal te krimi që ka pushtuar Shqipërinë.

Berisha tha se organizata kriminale e Skapit të partisë ka mbyllur dosjet e Edi Ramës dhe po vazhdon gjahun politik ndaj opozitës. Ai u shpreh se Edi Rama me organizatag e tij kriminale-qeveri, me krerët kriminalë të bashkive po vjedhin dhe vetëm po vjedhin qytetarët shqiptarë.

Berisha thekson se çdo orë që kalon është orë e diktaturës, e sundimit të krimit, hajdutëve dhe kriminelëve, si dhe e dhunës, terrorit ndaj opozitës.

“Ftoj sot shqiptarët t’i shtrojnë pyetjen vetes: çfarë krimi ka kryer Ervin Salianji që ndodhet në burg, në qeli.
Çfarë krimi bëri ky deputet i ri që me guxim u tha shqiptarëve se krimineli, Gerond Xhafa nga Vlora, në vend se të ishte në burg në Itali, drejtonte trafiqe drejt Italisë nën mbrojtjen e vëllait të vetë, Faqezi Xhafa. Ervin Salianji, me guximin e një politikani të vërtetë bëri publike regjistrimet e një gazetari guximtar, Jetmir Olldashi, në të cilat faktonte se Gerondi i Xhafës, jo merrej me trafiqe por merrej me tonelata e tonelata trafiqesh.
Dhe e vërteta është që, Gerondi në një mëngjes herët u detyrua të nisej drejt derës së burgut në Itali, ndërkohë faqeziu i tij ministër dha dorëheqjen për të nisur hakmarrjen me Edi Ramën ndaj Ervin Salianjit.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit