-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Doda: Votuesit tanë kanë 12 vite që janë përzënë nga Shqipëria dhe vazhdojnë të përzihen

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike dega Kamëz është përzgjedhur Petrit Doda. Në fjalën e tij Doda falenderoi të gjithë ata që që e votuan dhe i dhanë votën.

Ai theksoi se mundësia e tyre është që të thyejnë dhe të japin rezultat historik nëpërmjet emigrantëve.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Sot për mua është një emocion i veçantë që paraqitem para jush si kryetar i PD. Ju falënderoj për garën. Ju falënderoj për procesin. Një urim të veçantë kam për mësuesit e mi, për profesorët që na dhanë një mbështetje masive për rritjen e pjesëmarrjes në votime. Unë do respektoj çdo demokrat, çdo opozitar. Sot jemi në shtëpinë e opozitës. Kjo nuk është vetëm zyra e PD. Kjo do të shërbejë për të gjithë popullin opozitar.

Pra, nga sot e tutje zyrat e PD janë ku jemi sonte, që ta dimë. Kemi dy fusha: një që është në diasporë dhe në emigrim dhe një fushë që jemi ne vetë këtu. Mundësia më e madhe e jona është që ne të thyjmë dhe të japim një rezultat historik nëpërmjet emigrantëve, pasi votuesit tanë kanë 12 vite që janë përzënë nga Shqipëria dhe vazhdojnë të përzihen. Prandaj, unë ju uroj suksese, ju falënderoj shumë.”, tha Doda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit