Mbrëmjen e sotme rreth orës 17:20, një makinë ka marrë flakë në aksin rrugor “Fier-Spitali Memorial”, në afërsi të hekurudhës. Dyshohet se makina ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike.
Makina ishte në lëvizje gjatë kohës që mori flakë dhe drejtohej nga L.K., 28 vjeç. Raportohen vetëm dëme materiale.
Ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.