Deputetët e Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Dhurata Çupi kanë zhvilluar një takim me banorët e zonës së Kamzës. Noka me anë të njoftimi shprehet se pas zgjedhjeve të vitit 2023, tani janë rikthyer sërish pranë qytetarëve me një pjesëmarrje të lartë.
Ai thotë që “ky takim tregon se, megjithëse kaluam një kalvar të ëvshtirë, ne demokratët 3 vitesh, megjithëse mbi ne u derdh dhuna dhe mllefi i një regjimi si kurrë më parë ndaj një force politike.”
“Kamza po ringrihet! Kamza do të ringrihet dhe PD është duke u ngritur në rrugëtimin e fitores së saj në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.
Ne jemi në një fazë të rëndësishme të jetës sonë politike, në fazën e mosbindjes civile, si rruga e vetme për t’u përballur me këtë regjim dhe rruga e vetme për ta detyruar këtë regjim dhe për t’i hapur rrugë asaj që është qeveria teknike.
Prandaj ne, do të punojmë paralelisht në disa drejtime.
Kryesia e re që do të zgjidhet nesër, së bashku me kryetarin dhe i gjithë ekipi që do të marrë votbesimin tuaj dhe të gjithë demokratëve kanë detyrë të shëndoshin dhe të vitalizojnë strukturat tona. Kamza e sotme nuk është Kamza e para 4 viteve.
Ne duhet të jemi të qartë që e vetmja rrugë është kjo, do punojmë për mosbindje civile. Do të bëjmë gati për zgjedhje edhe strukturat tona.
Sigurisht që është punë e madhe dhe në 5-6 muaj, por ne kemi treguar se kur mobilizohemi ne ia dalim. 3 muaj në zgjedhjet e 2021 punuam dhe luftuam së bashku dhe për 3 muaj i dhamë një fitore PD në Kamëz si askund tjetër.
Kemi 6 muaj kohë. Ne për 6 muaj kemi mundësinë që të organizohemi të ngrihemi në një nivel që fitorja kësaj radhe në Bashkinë Kamëz të jetë historike, të jetë një fitore rekord.
Po, ashtu Rilindja e meriton një ndëshkim, se kanë vjedhur, kanë mashtruar dhe kanë shkelur mbi mundin e qytetarëve të Kamzës.
Unë besoj që, fillimi i mbarë është gjysma e punës dhe ky takim sot për ne është fillim i mbarë.
Ndaj mbarë do t’ia bëjmë hyzmetin, mbarë do të na shkojë, deri në fitore!”, shkruan Noka.