Ish-ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, iu përgjigj deklaratës së Donald Trump, i cili njoftoi publikisht se nuk do ta përfshinte atë në kabinetin e tij të ri.
Nikki Haley në platformën X ka shkruar se “I uroj atij dhe të gjithë atyre që shërbejnë, suksese të mëdha për të na çuar përpara drejt një Amerike më të fortë dhe më të sigurt gjatë katër viteve të ardhshme”.
Gjatë garës për kandidaturën republikane, Haley e prezantoi veten si një alternativë ndaj Trump-it, por në prag të zgjedhjeve, ajo publikoi një shkrim opinion ku e mbështeste atë si “zgjedhjen më të mirë” për presidencën, megjithëse theksoi se Trump nuk ishte i përkryer.