-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bie dëbora e parë në Kosovë

Kryesoret

Në zonat kodrinoro-malore të Kosovës, kanë filluar reshjet e borës, ndërsa një pjesë e fshatit Meheti në komunën e Podujevës është mbuluar nga bora. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të jetë i vranët, me intervale me diell, dhe këtë mot pritet të vazhdojë edhe gjatë pjesës tjetër të javës.

Për këtë të hënë, parashikohet që temperatura të vazhdojë të bjerë, me reshje të izoluara shiu dhe bore, të cilat mund të shfaqen jo vetëm në zonat malore, por edhe në ultësira. Reshjet e borës priten të fillojnë që në orët e para të mëngjesit në disa zona të caktuara.

Temperaturat do të pësojnë një ulje të mëtejshme, me minima që do të luhaten ndërmjet -3 dhe 0°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të jenë nga 4 deri në 8°C.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit