Berat Gjimshiti do të humbasë për herë të tretë radhazi grumbullimin me Kombëtaren, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Udinesës.
Kapiteni i Shqipërisë iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, të cilat konfirmuan se nuk bëhet fjalë për thyerje të kaviljes, por goditja ka qenë mjaft e fortë për ta mbajtur atë jashtë dy takimeve të fundit të Ligës së Kombeve.
Gjimshiti do të qëndrojë në Bergamo për fazën e riaftësimit, duke mos udhëtuar drejt Tiranës për t’u bashkuar me ekipin.
Ky është një lajm i keq për trajnerin Sylvinho, pasi prezenca e tij në mbrojtje është konsideruar e pazëvendësueshme.