Klubi i Saragozës ka kërkuar zyrtarisht që Keidi Bare të mos jetë i grumbulluar më për ndeshjet e Kombëtares shqiptare për shkak të dëmtimit të pësuar në Spanjë.
Trajneri Sylvinho kishte theksuar se situata e lojtarit ishte nën vëzhgim, por tashmë është zbuluar se Bare nuk është i riaftësuar për të zhvilluar stërvitje normale dhe ka bërë ushtrime individuale gjatë këtyre ditëve.
Vendimi i Sylvinhos dhe stafit të tij vetëm të hënën do të mësohet për sa i përket grumbullimit apo jo të mesfushorit.